Edhe pse vetëm 12 vjeçe, vajza e madhe e çiftit të njohur Kim Kardashian dhe Kanye West po tërheq vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj të re.
Në disa video të publikuara më 22 tetor në llogarinë e përbashkët të saj me nënën në TikTok, North West është shfaqur me një stil krejt ndryshe nga zakonisht: flokë të gjatë blu, një pllakë të zezë mbi dhëmbë, pircing të rremë në hundë dhe tatuazhe false në fytyrë, mes tyre një yll nën syrin e djathtë dhe emrin e saj mbi faqen e majtë.
Pamja e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumë ndjekës janë shprehur të shqetësuar për moshën e vogël të North dhe ndikimin që prindërit mund të kenë mbi të. “Ajo është vetëm 12 vjeç,” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shton: “Ngjan gjithnjë e më shumë me babain e saj, Kanye.”
Që pas ndarjes së çiftit në vitin 2022, Kim dhe Kanye ndajnë kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre. North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ndërkohë, sjelljet e reperit të njohur kanë qenë shpesh në qendër të kritikave, dhe fansat po debatojnë nëse stili i vajzës është pasojë e ndikimit të tij apo thjesht dëshirë për eksperimentim artistik.
