Avokati Edmond Petraj zbuloi në Report TV se SPAK po heton pasurinë e Flamur Nokës dhe disa eksponentëve të opozitës.

Petraj shton se brenda nëntorit mund të ketë një arrestim surprizë të rangut të lartë.

“Flamur Noka është në hetim pasuror. Ka filluar për disa deputetë të tjerë të opozitës, që po hetohen dhe analizohen.

Brenda nëntorit do kemi ndonjë surprizë të rangut të lartë”, tha ai.