Prej ditësh, disa fshatra të Vlorës nuk po gjejnë qetësi nga flakët e zjarrit. Ato vazhdojnë të përhapen me shpejtësi pasi era është tepër e fortë.
“Në momentin që flasim ky zjarr po vazhdon prej disa orësh dhe është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll, sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve të zjarrit, sepse po djeg vreshta, ullinj dhe pemë frutore, çdo gjë që gjen përpara. Rrezikon banesa, rrezikon çdo gjë. Terreni është shumë i vështirë sepse shkurret janë të dendura.
Prej tre ditësh jemi të njëjtat forca që po merremi me flakët. E kemi të pamundur ta përballojmë nga ana fizike sepse janë disa fshatra që janë përfshirë nga flakët. Ne jemi 30 punonjës operues që po punojnë për shuarjen e flakëve”, u shpreh ai.