Seanca më e rëndësishme e vitit në Parlament, ajo për miratimin e buxhetit, ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe 40 sekonda.

Kjo, për shkak të tensioneve dhe tymueseve të hedhura në Kuvend nga deputetët e opozitës.

Ka qenë kjo arsyeja, që mazhoranca ka miratuar në parim projekt buxhetin për vitin 2024, me t3 vota pro, pa debat.

Demokratët bllokuan punimet normale të Parlamentit, ndërkohë që Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të PD kanë ndezur tymëse dhe flakadanë, ç’ka detyroi maxhorancën të votojë pa debate dhe pa prezantim buxhetin e vitit 2024.

Kryeparlamentarja Nikolla u përpoq ta kthente seancën në normalitet duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës.

“Kolegë deputetë, qytetarët kërkojnë të dëgjojnë buxhetin e tyre , pse nuk doni të flasim për rritjen e pagave… ju bëj thirrje të vijojmë me diskutimet për buxhetin siç qytetarët e meritojnë. Qytetarët duan të dëgjojnë, ju ç’keni pse doni të heshtni sot, pse nuk doni të diskutoni”, tha ajo mes të tjerash.

Megjithatë, apeli i saj ishte i kotë.

Teksa grupimi i Sali Berishës kishte ndezur tymuese dhe në disa ulëse u vendos edhe flakë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pas kalimit në parim të projektligjeve me votat e socialistëve, e mbylli seancën e sotme.