Fitorja e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që garonte duke patur përballë , kandidatin e PS-së Gjergji Goron, i cili garonte për mandatin e katërt, do të shenjohet në historikun e zgjedhjeve shqiptare paskomuniste jo për faktin se ai u shpall fitues duke qenë në burg, por pasi ndodhi e pabesueshmja. Fitorja e njeriut që prej dekadash vijon të qorolleps dy shtete, Greqin e Shqipërinë, është surpriza e këtyre votimeve dhe e ardhur jo nga kutitë e fundit të fshatrave periferikë por nga kutia e fundit e e një lagjeje të madhe të qytetit, ku pretendohet se pjesa dërmuese e qytetarëve janë me kombësi shqioptare.  Fredi Beleri u arrestua vetëm pak ditë para mbajtjes së votimeve i akuzuar për blerje votash, arrestim ky që nga sa duket e ka ndryshuar balancën e pritshmërisë.

Himara mori një vëmendje të madhe, pasi Beleri u arrestua për blerje votash. Ai momentalisht ndodhet në qeli, por duket se votuesit i kanë dhënë mbështetje. Megjithë diferenca është shumë e ngushtë dhe pritet procesverbali për numrin e saktë të rezultati final.

Ndërkohë, referuar raportimeve mediatike të terrenit mësohet se pas numërimit të votës së fundit në Himarë ka nisur festa e kremtimit të fitores. /Koha Juaj.com