Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së pas arritjes së kuorumit për zhvillimin e kësaj mbledhje.
Burime bëjnë me dije se në këtë mbledhje janë 245 anëtarë.
Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
Këshilli Kombëtar vendosi ndryshimin e rendit të Ditës:
- Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.
- Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.