Nga Vladimir Muçaj:
Me këtë ngjarje si gazetar jam angazhuar shumë atëherë kur ndodhi dhe pas kaq vitesh. Ishte ditë e premte ose e shtunë e gushtit të vitit 2000. Në plazhin publik të Pish Poros në Fier ndodh një vrasje e cila bëri bujë për shumë rrethana të atëhershme. U vra Astrit Braçe ( dhe i biri minoren i cili ndodhej në makinë me të atin dhe të ëmën). I ndjeri kthehej nga plazhi atë pasdite së bashku me bashkëshorten Luljeta Braçe dhe djalin e tyre minoren. Në një segment rruge të bregdetit të Pish Poros ndërsa ata ishin duke u kthyer për Fier ndodh dhe ngjarja. Tre persona të maskuar i bëjnë pritë dhe godasin me breshëri kallashnikovi. Mbetet i vrarë Astriti dhe djali i tij ( aksidentalisht) pasi autorët sipas gjasave nuk kishin shënjestër edhe djalin, por vetëm të atin. Bashkëshortja Luljeta u shpëtoi mrekullisht plumbave duke ngelur e vetmja dëshmitare e ngjarjes së rëndë. Siç theksova ngjarja e rëndë bëri bujë e mori përmasë pasi viktimat ishin vëllai dhe nipi i shefit të komisariatit të atëhershëm në Fier Agron Braçe ( tashmë dhe ai është i ndjerë, ndërroi jetë natyralisht pak vite më vonë të ngjarjes). U ktheva kësaj ngjarje të vjetër si gazetar i hershëm për të “pickuar” jo vetëm opinionin publik por dhe institucionet ligjzbatuese në vend tu rikthehen dosjeve të vrasjeve të pazbardhura që drejtësia të dalë në dritë. Kjo dosje ashtu si dosja e vrasjes së ish deputetit socialist Fatmir Xhindi në Rroskovec është tepër e vështirë sipas ekspertëve kriminalistikë sepse sipas tyre autori apo autorët e mundshëm dhe të dyshuar nuk kanë lënë prova. Dhe po sipas tyre pa prova askush nuk mund të shkojë drejt akuzës. Le ti kthehemi rastit qe ceka më lart. E vetmja dëshmitare okulare bashkëshortja e të ndjerit Luljeta Braçe i ka deklaruar oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka formëzuar dot asnjë profil të autorëve. Ata ishin me maska dhe ngjarja ka ndodhur në frekuencën e më pak se dy minuta. Për hir të së vërtetës për ngjarjen pati shumë dyshime dhe aludime për autorë të mundshëm por asgjë konkrete dhe të mbështetur në prova. Sipas hulumtimeve mediatike të bazuara në kontakte me eksponentë drejtues te policisë atëherë por edhe pas 23 vitesh mësojmë se i ndjeri Astrit Braçe ishte paksa tip problematik dhe i pleksur me shumë sherre verbale dhe fizike me shumë persona në Fier në kohë dhe hapësira të ndryshme. U fol por ngeli thjesht në kufijtë e hamendësisë dhe emri i Engjëll Iljaz Brahimi si i dyshuar. Engjëll Brahimi një profil aspak problematik në Fier sipas policisë u fashit shpejt nga ky dyshim i mundshëm. Një drejtues i lartë i policisë së Qarkut Fier i cili nuk dëshiron të identifikohet u shpreh për Newsalbania.al dy javë më parë i pyetur prej meje për ngjarjen në fjalë dhe të ish-deputetit Fatmir Xhindi: “Janë ngjarje komplekse dhe pa prova konkrete ku dhe mund të shkohet drejt autorësisë dhe motiveve”. Sipas burimit në fjalë dhe shumë burimeve të tjera investigative brenda Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier për të dyja ngjarjet si ajo e vrasjes së ish vëllait të ish shefit të policë Astrit Braçe ( dhe i biri) si dhe ish deputetit te Partisë Socialiste në Rroskovec Fatmir Xhindi nuk ka dosje të kopsitur me prova për autorë të mundshëm edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada.