Festa e “Kroit të Bardhë” i mblodhi banorët, ish- banorët dhe plot miq e të ftuar në një “sofër gjigande”, në pllajën e bukur të bjeshkëve të Buzëmadhes nën gurgullimën e ujit të kroit, blegërimave të deleve, fluturimave të shpendëve, ritmeve të lodrave e curleve, rapsodive me çifteli dhe sharki nga këngëtarë e valltarë vendas.

Autokolona e makinave  të dielën ishtë e pafundme në rrugën e vështirë për në Buzëmadhe. Shumë prej tyre kanë ndalesa dhe nga nxehjet e motorëve, por në fund të gjithë janë në sheshin e festës. Që në orët e para të mëngjësit, atmosfera ka “prishur qetësinë” e bjeshkëve në një lartësi mbidetare 2000 metra, në një trekëndësh të padrejtë ndërkufitar që tokën shqiptare e ndan në tre shtete në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

IMG 20250728 WA0008

Hareja.

Vallja populllore ka formuar një rreth më diametër mbi 70 metra dhe në të hyjnë pafund të rinj e të moshuar, që kanë dhe vite pa u parë e takuar me njëri tjetrin. Buzëmadhja dhe Çaja vitet e fundit kanë pësuar rënië drastike të popullatës dhe kjo ftesë i mbledh të gjithë bashkë dhe ata që kanë emigruar deri në Kontinetin e Largët.

IMG 20250728 144932 1

Vallja i lë rradhën dhe këngës më çifteli e sharki ku jo pak por mbi 10 rasposdë dhe dhjetra  banorë  futen në ritmin e saj. I këndohet Atdheut, bjeshkës, natyrës , dashurisë e…..

Ndërsa në tavolina mbizotëronte ushqimi tradicional, mishi qingjit, kosi i deles, gjiza,  flija…

Sheshi i festës zgjerohet deri në kodrat përreth, ku duken bjeshkët dhe viset shqiptare në Kosvë e Maqedoni të Veriut.

 

Zylfi Tola 86 vjeç, është mjaft e emocionuar për këtë festë. Ai thotë se fshatin dhe bjeshkën I ka gjërat më të shtrenjta, dhe ndaj ka lënë dhe Kukësin dhe ka ndërtuar shtëpinë në Buzëmadhe. Njeh më rrënjë e degë gjithë fshatin, histroinë dhe topopnimet. Legjendat dhe gojëdhënat  e bjeshkës.

Kroi, bagëtitë dhe bjeshka.

IMG 20250728 WA0030 1

Këtu nuk ka pyje të larta, por lëndina e pllaja plot më bar e lule. Këtu nis dhe “Shtegu I ngjyrave”, një nga atraksionet më të frekuentuara në vitet e fundit për alpinistët dhe udhëtarët e maleve.

IMG20250720124118 1

Muharrem Mezini, banor I kësaj ane dhe ish-drejtues lokal, thotë se kjo pllajë është unikale në vend, dhe një nga më të begatat që ndikon në rritjen dhe mbarështrimin e bagtëtive të imëta sidomos të deleve. Dhe të dhënat më të herëshme thonë se këtu në këtë vend, ne regjistrat turke janë regjistrua mbi 100 mijë kokë dele.

Qumështi mishi dhe leshi I  dhënve të kësaj ane bën dallimin mes tufave në rajonë të tjera. Në kohët e komunizmit bëhej dhe shtegtimi I bagëtimëve në zonat fushore të vendit në muajin nëntor deri në prill në udhëtime që zgjasnin deri në 24 javë. Dhe Fusha e Pollogut dhe Selaniku ishin vendet e dimërimeve.

IMG 20250728 161505

Mikpritësit.

Mes rapsodëve është dhe Vesel Shehu, gjen kohën dhe ti bjerë shakrisë , të këndoje e të jëtë sofër më sofër. Ai është organizator dhe finacues i festës bashkë me të birin Yllin, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe tani zyrtar i lartë në adminsitartën shtetërore. Ai bashkë me Yllin si pasardhës të Teqes së Sheh Ismailit, një vend i mirë dhe mjaft i frekuentuar nga besimtarët, më fakte konkerte bamirësie. Babë e birë ashty si etërit dhe gjyshërit e tyre  takojnë çdo mysafir tavolinë më tavilonë duke i pyetur për familjen shëndetin, e si u ka ecur rruga?

IMG 20250728 WA0005

Vesli thotë se është dëshirë e tij që këtë festë ta festojnë të gjithë ata që e ndjejnë e të kalojnë një ditë të mirë, mes muzikës ushqimit, besedave jashtë çdo lloj ndikimi dhe përzierje në politikë. ËShtë festa e bjeshkës time, është festa ime , thotë dhe të gjithë janë mysafirët e mi.

Ylli, që në këngën e Sheh Ismajlit rapsodët e këndojnë se trashëgimtar e ka  lënë Yllin,  me merakun që çdo kush të kalojë sa më mirë, nuk gjen asnjë moment për tu ulur. “ Është një ditë e bukur. Ne duhet ta duam këtë vend këto bjeshkë të mrekullueshme. Të investojmë në to të ruhet tradita, të zhvillohet turizmi malor. Këto mrekulli që natyra na i ka falë duhet ti ruajmë  e ti shijojmë. Kjo është pasuri e jona. U bëj thirrje dhe të gjithë banorëve të larguar të rikthejnë vëmendejn nga vendlidja jonë, të rinjtë të dinë se ku jetuan të parët e tyre ë të ndjehen krenarë për vendin , historinë dhe bukurinë e bjeshkës së Kroit të Bardhë.

Në fakt festat e bjeshkëve po kthehen në traditë vitet e fundit, dhe Festës së Kroit të Bardhë nuk i mungojnë as biznesëmnët e fuqishmë që janë lindë e rritë në këtë zonë e që sot janë sipërmarrës të fuqishëm të bizneseve në vend dhe më gjërë.

Këtu nuk mungoi as Shefqet Billa dhe i Biri Ideali, aq të suksëshëm në tregëtinë e pllakave, dhe organizatorë e finacues të “Festës së Vilës”.

Po ashtu dhe vëllëzërit Poti, dhe biznesmeni Bashkim Gjoka, që pak ditë më parë bënë një festim të shkëlqyer të “Festës së Bjeshkëve sëBushtricës”. Vëllëzërit Dashamir, Osamn dhe  Atstrit Poti janë  biznesmënë të sukseshmë  me shtrirje deri në itali në konstruksionet metalike, janë të lidhur fort me gjenezën e tyre Bushtricën.

IMG 20250728 WA0006

Kroi i bardhë dhe llokatori.

Në fakt këto bjeshkë dhe Gjalica që është përballë mund të konsiderohen si bjeshkët e krojeve. Në gajlicë janë “Kroi I kyq” dhe “Kroi Tanzot”, që kanë legjendat e tyre , ndërkohë që “Kroi I Bardhë” e mori emrin nga bardhësia e deleve që kur pinin ujë tek kroi formohej një bardhësi nga  leshi në shpinën e tyre. E nga larg duke një mrekulli. Tufat dërgoheshin më rradhë në krua dhë barinjtë kishin vënë një farë rradhe.

Në këto bjeshkë është 200 metra larg kroit është dhe një ndër pikat më strategjikë të ushtrisë shqiptare dhe në tërë ballkanin. Gurmët e fortifikimeve , të tuneleve ku ngrihej radiollokatori I famshmë I Kroit të Bradhë. Pika ruhej nën një siguri absolute në bjeshkët ku dëbora shkonte deri në 3 metra. Toka  dhe lartësia mbidetare favorizojnë dhe kultivimin e patatës, që është mjaft e pasur në vlera dhe bio.

IMG 20250721 134618 1

Shoferët që në vitet 80 –të trasportonin pataten e zonës dhe ku rruga ishte shumë e vështirë, kujtojnë se në nëntor të vitin 1981 kur po shkulej e trasportohej patatja në këto bjeshki nisi një dëborë e madhe në vendin ku po ngarkoheshin patatet  e mbuloi më dëborë  deri në pesë mëtra, pasi është dhe në formën e luginës që mblidhte borën e sjellë nga era, dhe në pak orë gjithccka u mbulua në bardhësinë e saj  dhe vetëm në pranverë kur shkriu dëbora dolën dhe pesë saurelet gjysëm të ngarkuara që kishin bërë një diëmrim  6 mujor nën bardhësinë e dëborës.

Me bjeshkët e Kroit të Bradhë kufizohen dhe  ato të Kallabakut në Novosjen e ShishtavecinUshtarakët shqiptarë me ekranin  dhe mjetet vëzhgues kontrollonin gjithë hapësirën ajore të shqipërisë dhe pikasnin çdo ngritje të avionëve në Ballkan dhe Europë. Pika dhe radarët e saj janë modernizuar dhe janë ende në  funksion dhe monitorhet edhe nga strukturate NATOS.

Buzëmadhaj vendi i besimit, dhe mrekullive që bën  Zoti.

IMG 20250728 WA0012IMG 20250728 WA0007

Shumica e bjeshkatarëve, të kësaj dite ndalen dhe nderojnë Teqenë e Sheh Ismailit. Një vend që ka bindur me prova se ka fuqinë dhe besimin e zotit të bëjë mrekullira. Aty dhe fëmija pa gojë, ka nisur të flasë, pas dalsjes dhe kryerjes së riteve në teqen e e baballarëve dhe tek varret e tyre, ku ka një mirëmbajtje dhe shërbim të admirusheshëm.

Sheh Veseli ka ngritur hotelin dhe restorantit falas për të gjithë ata që vijnë për të kaluar një natë e për të kryer ritet e besimit tek Teqeja. “Shumica e këtyre mysafirëve që janë sot në festë në mbrëmje kanë qenë mysafir tek Teqeja. Vijnë dhe nga larg me fëmijë, pleq e njërëz që kanë nevojë për banmirësinë dhe vendin tonë të mirë.

Të gjithë janë miqtë e mi edhe pse nuk  ua di emrat. Dera e Sheh Ismajlit është e hapur gjithmonë siç ka qenë ndër breza për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e zotit dhe besojnë në të, thotë Vesel Shehu një burrë i nderuar në gjithë krahinën për bamirësinë dhe bujarinë e tij.

E teska i përcjell të gjithë në rradhë duke u dhënë dorën, nuk harron tu thotë “mire se të na vini”!/kohajuaj