Dalja e fundit e Papa Françeskut ishte një ditë përpara se të ndërronte jetë. Ai mori pjesë në meshën e Pashkëve ditën e diel, ku parakaloi përpara të pranishmëve të mbledhur në sheshin Shën Pjetri në Vatikan.
Papa përshëndeti të pranishmit, ndërsa bekoi dhe një vajzë shqiptare e quajtur Hera Çoba, vajza e dy prindërve shqiptarë emigrantë që jetonin në Gjemani.
Lajmi u dha në Facebook nga Dom Gjergj Meta, i cili ka publikuar edhe videon që i është dhënë nga prindërit e Herës.
Pamjet emocionuse kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa Ati i Shenjtë shihet teksa prek vajzën e vogël në ballë që iu cua pranë makinës së tij nga rojet e sigurisë në Vatikan.
Ati i Shenjtë ndërroi jetë të hënën në orën 7:35 të mëngjesit si pasojë e një goditje në tru.