Ish-kryeministri Fatos Nano shfaqet për herë të parë në një ambient publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë.

Ka qenë mjeku okulist, Pajtim Lutaj që ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë. Duket se rehabilitimi ka dhënë efekt dhe Nano nuk ka probleme të dukshme shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.

Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar, qëndroi disa ditë i intubuar në reanimacionin e një spitali privat në kryeqytet në gusht të vitit 2023. Nano vuante nga një sëmundje e rëndë pulmonare. Vlen të kujtojmë që gjendja shëndetësore e Nanos ngjalli mesazhe solidarizuese nga politika e të dy krahëve si nga e majta ashtu edhe e djathta.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ffoto fatos nano le pas problemet me shendetin ish kryeministri i rikthehet normalitetit%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste. Ai u shkëput nga politika aktive në vitin 2005.

Ish-kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Nano njihet si modernizues i të majtës në Shqipëri.