Yuri Kim është kthyer në armiken kryesore dhe personale të Sali Berishës dhe ndjekësve të tij, që prej shpalljes non grata të familjes Berisha.

Kjo, për shkak të qendrimeve të forta që ambasadorja amerikane ka mbajtur ndaj Berishës, duke kërkuar nga PD që të distancohet nga një politikan i tillë.

Që prej asaj kohe, Yuri Kim është sulmuar ashpër nga mediat e familjes Berisha, por dhe personalisht nga ky i fundit.

Së fundmi është gazetari i familjes së tij, Çim Peka, që k aka postuar një foto mes ambasadores amerikane dhe Lulzim Bashës, për të treguar se kush janë armiqtë e tyre.

“Armiqte e te djathtes dhe pluralizmit! Koha e tyre mbaroi, stina e shqipeve te lira”, shkruan ai.

Me sa duket janë bërë entuziastë nga lajmet se Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të mandatit.

Por kështu u gëzuan edhe kur iku Uithers, Arvizu e Donald Lu, duke shkruajtur se ambasadori i ardhshëm amerikan do të jetë më miqësor me ta.

Vetëm se ambasadorët amerikanë venë e vinë, por qendrimet amerikane ndaj Berishës kanë qenë gjithmonë konstante dhe nuk kanë ndryshuar kurrë.

Dhe s’do të ndryshojnë tani që është shpallur edhe “non grata” nga SHBA.