Fama dhe emri i Luiz Ejlli ka marrë realisht dhenë, dhe sikurse kemi dëshmuar këto muaj, emri i tij është përdor jo gjithmonë për mirë.

Thënë kjo, disa kontrabandistë shqiptarë kanë postuar disa video në TikTok duke lajmëruar se kanë ulur çmimet për kalimet me gomone dhe për vetëm 3,000 £ mund të shkosh në Britaninë e Madhe.

Media prestigjioze Telegraph ka shkruar një artikull ku nënvizon se tashmë reklamat kanë kryefjalë fenomenin e këtij vitit në Big Brother VIP. Nisur nga popullariteti që ka marrë Luizi këtë vit, një postim që ka ‘hashtag’ (fjalë kyçe e një teme) emrin e banorit të BBV, ka shumë mundësi që të marrë akoma më shumë shikueshmëri. Dhe kjo, për të gjithë ata që u dedikohen transportit të emigrantëve, përkthehet në më shumë klientë e rrjedhimisht më shumë para.

640 0 643076ae183dc

640 0 643076addd49d
Shkrimi i plotë:

Nisur nga frika se do të ndaloheshin dhe do të deportoheshin përsëri në atdheun e tyre. Burimet shqiptare thanë se bandat kriminale po ktheheshin drejt kontrabandës së shqiptarëve në MB me kamionë, sepse ka më pak shanse që ata të kapen nëse arrijnë në Britani.

Një zëdhënës i Home Office tha: Ne vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike. Megjithatë, kemi parë një numër të madh shqiptarësh që rrezikojnë jetën e tyre duke bërë udhëtime të rrezikshme dhe të panevojshme me mjete ilegale. Kjo është arsyeja pse ne nënshkruam një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë për të mbajtur nën vëzhgim kontrabandistët e njerëzve dhe për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore për të qenë në Mbretërinë e Bashkuar, po funksionon qartë.