Në mediat e familjes Berisha vijon një fryrje dhe ekzagjerim i faktit të marrjes si këshilltar fushate i një personazhi që ka punuar me republikanët.

Sot është publikuar një foto e Chris LaCivita me zv.presidentin amerikan J.D Vance në rrjetin social të Belind Këlliçit, e më pas përforcuar në mediat e familjes Berisha. “Të new sherif in thë town” është postimi i Këlliçit, duke perifrazuar JD Vance në samitin e Mynihut.

Por në të vërtetë e gjithë kjo është një spekulim. Pasi bëhet fjalë për një foto të 6 qershorit të këtij viti. Kur La Civita ishte pjesë e fushatës së Trump në Amerikën e paanë, e jo sot, kur Presidenti dhe Zv.presidenti kanë ngritur administratën, e ku LaCivita është jashtë.

PD e ka provuar këtë tentativë lobimi edhe me kompaninë Podesta, që drejtohej nga vëllai i Podestës, shefit të kabinetit të Clinton, por ka humbur.

Falsifikimi i medias së Berishës: Nxjerr foton e LaCivita-s me JDVance