A mund të parashikojnë krizat gjeopolitike porositë e picave në agjencitë qeveritare amerikane ?

Kjo teori mbrohet nga vëzhguesit e “indeksit të picave”, të cilët zbuluan se të enjten në mbrëmje, ndërsa Izraeli po përgatitej të bombardonte Iranin, porositë po rriteshin.

1713301890550

Kjo teori është shumë popullore në internet, dhe madje ka forume të dedikuara në Reddit dhe një llogari në platformën X të quajtur “Pentagon Pizza Report”, me 38,000 ndjekës.

GtSevpMW4AAqGlc

Ky llogari regjistron rastet kur porositë në një restorant Domino’s pranë Ministrisë së Mbrojtjes tejkalojnë nivelin e tyre të zakonshëm. Sipas këtij llogarie, ky ishte rasti edhe të enjten në mbrëmje, kur porositë arritën kulmin pak para se të mbyllej piceria dhe pak para se të fillonte sulmi izraelit ndaj Iranit.

Përdoruesit e internetit besojnë se teoria u konfirmua përmes një postimi nga ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, i cili i bëri thirrje botës, pak minuta para sulmeve, të “lutej për Jerusalemin”.

“Indeksi i picave” nuk është asgjë e re në Uashington. Porositë u rritën shumë përpara pushtimit amerikan të Grenadës në fillim të viteve 1980 dhe gjatë krizës së Panamasë në vitin 1989.

Sipas revistës Time, porositë u rritën gjithashtu natën para pushtimit të Kuvajtit nga Iraku.

Megjithatë, një përdorues i Reddit-it pyeti veten nëse ky tregues përfaqëson “një rrezik real për sigurinë kombëtare”./kohajuaj