Stuhia Boris po përfshin gjithë Evropën, duke lënë pas viktima dhe dëme masive materiale në dhjetëra qytete, të cilat janë vendosur ose vënë në gatishmëri emergjente radhazi për të përballuar fenomenet e përmbytjeve, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Pesë persona kanë vdekur deri më tani në Rumani nga reshjet e dendura të shiut, ndërsa një vdekje deri më tani është raportuar në Austri dhe Poloni, të cilat po ashtu janë prekur nga moti i rëndë. Republika Çeke dhe Gjermania juglindore mbeten në gatishmëri, ndërsa shërbimet meteorologjike parashikojnë vazhdimin e reshjeve të dendura edhe për nesër, të hënën.

Përveç vendeve të lartpërmendura, në gatishmëri janë vënë edhe Polonia, Sllovakia dhe Hungaria.

 

Shihni pamjet nga operacionet e shpëtimit në Rumani

rum 1

rum2

rum 3

po4

rom44Në Austrinë e Poshtme, një zjarrfikës humbi jetën në një operacion për nxjerrjen e ujërave nëntokësore. Ndërkohë shteti është cilësuar si “zona e fatkeqësive”. Banorëve të zonave buzë lumit u është thënë që të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe departamenti i zjarrfikësve po përdor varka fryrëse për të arritur sa më shumë njerëz të bllokuar.

germ

“Për shumë banorë të rajonit, këto janë orët më të vështira të jetës së tyre,” tha kryeministrja e Austrisë së Poshtme Johanna Mikl-Leiter. Në Austri, ka rënë shi më shumë në katër ditët e fundit sesa ka rënë ndonjëherë në të gjithë shtatorin, sipas agjencisë federale Geosphere.

 

Në Vjenë, e cila kufizohet me Austrinë e Poshtme, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të madhe të qytetit dhe Kanali i Danubit dhe lumi Wien janë të kërcënuar me përmbytje. Shtigjet e biçikletave dhe hapësirat e jashtme të restoranteve që ndodhen në shtratin e lumit janë përmbytur, ndërsa linjat 2, 3, 4 dhe 6 të metrosë janë vënë në funksionim të kufizuar. Ka probleme dhe vonesa në transportin hekurudhor në pjesën më të madhe të vendit, dhe Hekurudhat Austriake ÖBB po këshillojnë klientët e saj të shtyjnë çdo udhëtim jourgjent, ndërsa trafiku në autostradën perëndimore është pezulluar gjithashtu. Rivendosja e funksionimit të transportit masiv në kryeqytet nuk pritet para të mërkurës, njofton bashkia. Shumë ngjarje janë anuluar, duke përfshirë Maratonën Wachau dhe disa ndeshje futbolli të Bundesligës.

Qeveria austriake ka njoftuar se nxënësit dhe mësuesit e prekur nga përmbytjet në vend mund të mungojnë në shkollat ​​e tyre. Njëkohësisht, kërkohet nga punëdhënësit që të mos vendosin sanksione ndaj punonjësve të cilët ose do të vonohen ose nuk do të vijnë fare në punë për shkak të reshjeve.

 

Në Poloni, kryeministri Donald Tusk u bëri thirrje qytetarëve që të marrin seriozisht udhëzimet e shërbimeve kompetente për evakuimin e zonave, duke folur për një “situatë dramatike” në shumë pjesë të vendit. Hekurudha ka ndërprerë lidhjen me Çekinë, ndërsa janë anuluar edhe linjat e autobusëve mes dy vendeve. Katër persona janë ende të zhdukur në Republikën Çeke dhe mijëra njerëzve u është dashur të zhvendosen në vende të sigurta.

 

 

Në Gjermani, Bavaria dhe Saksonia po përgatiten për telashe pasi vala e motit të keq lëviz drejt lindjes dhe pritet të sjellë shi edhe më të dendur në Bavari dhe Saksoni nga mbrëmja, ku reshjet kanë nisur që në mëngjes. Lumi Elba është vënë në nivelin më të lartë të alarmit për rrezikun e përmbytjeve pasi niveli i tij i ujit rritet dhe tashmë po merren masa për mbrojtjen e zonave përreth.

 

Në kryeqytetin e Sllovakisë Bratislavë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa në Hungari autoritetet paralajmërojnë se nga mesi i javës niveli i Danubit nuk mund të përjashtohet të kalojë kufirin e rrezikshëm prej 8.5 metrash.