EBU-ja zyrtarisht i ka dhënë fund skenarëve dhe thashethemeve rreth numrit të vendeve që do të marrin pjesë në Eurovision 2026.

Në mesditën e së hënës, më 15 dhjetor, Unioni Evropian i Transmetimeve njoftoi listën përfundimtare të pjesëmarrësve për konkursin e 70-vjetorit, i cili do të mbahet në Vjenë në maj 2026. Sipas njoftimit, në konkurs do të marrin pjesë gjithsej 35 vend

Vendet pjesëmarrëse janë:
Shqipëria, Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, San Marino, Serbia, Suedia, Zvicra, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ky është numri më i ulët i pjesëmarrjeve në historinë e Eurovisionit që nga prezantimi i një gjysmëfinaleje në vitin 2004 dhe dy gjysmëfinaleve në vitin 2008.

Eurovision 2026 do të zhvillohet më 12 maj (Gjysmëfinalja 1), 14 maj (Gjysmëfinalja 2) dhe 16 maj (Finalja e Madhe), ndërsa shorti për ndarjen e vendeve në dy gjysmëfinalet është planifikuar për 12 janar.