Jetëgjatësia më e lartë në rajonin qendër.

Gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 5 vite më shumë se burrat.

Të dhënat e Eurostat tregojnë një hendek gjinor në të tre rajonet, veri, qendër dhe jug, ku gratë shqiptare janë me jetëgjatë se burrat.

Ajo që bie në sy në të dhënat e Eurostat është se femrat në rajonin qendër jetojnë më gjatë se ato në veri dhe në jug.

Konkretisht, në rajonin qendër, jetëgjatësia e femrave është 2 vite më e lartë, duke kapur afërisht moshën 82 vjeç, ndërsa më e ulët është në jug me afërisht 79 vjeç.

Edhe për meshkujt jetëgjatësia më e lartë është në rajonin qendër, e cila arrin në 77 vjeç, ndërsa më e ulët në jug me 74 vjeç.

Sipas Eurostat, jetëgjatësia më e lartë për gratë vërehet në të gjitha rajonet e BE-së.

Jetëgjatësia për gratë në BE është 83.3 vjet, 5.4 vjet më e lartë se për burrat – 77.9 vjet.

Krahasuar me mesataren europiane, jetëgjatësia e grave në Shqipëri është 2.5 vite më e ulët se në Europë.

Ndërsa tek burrat është më e ngushtë, me afërsisht 1.5 vite.