I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për herë të parë për çështjen McGonigal, duke deklaruar se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar aspak nga hetimi i nisur nga FBI-ja.
“Shqipëria është aleate e NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Sigurimit. Çështja McGonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të Sigurimit.
Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI”, tha Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.
Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu ka deklaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është pjesë e hetimeve të nisura ndaj ish-shefit të Departamentit të Kundërzbulimit të FBI-së.