Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar ditën e sotme në “Top Talk” qytetet që përbëjnë rrezik më të lartë për krimet zgjedhore
Të flasësh për një hartë, është shumë serioze që ka burime edhe policore edhe anketime e sondazhe e këto janë zona risku jo që do të ndodhë diçka. Sinjalet e para kanë ardhur ku i keni parë jo djegia e posterave, blerja e votave, dinamiti në Vaun e Dejës, denoncim në Pukë për persona të armatosur.
Sot kam qenë vetë në Shkodër dhe qytetarët thanë që janë kolona të blinduara që shëtisin në qytet, ky fakt ngjall frikë. Nuk e kam menduar që mund të jetë kaq flagrante dhe haptazi kjo gjë. Nga ana politike nuk di ta shpjegoj sepse nuk është fushë e imja por ditë them që në këto bastione, qytete ka pasur ngjarje, ka diçka që i mban peng ata. Duke thënë bastion kemi pasur raste që persona që mund të votonin për forcën tjetër rivale, nuk është nevoja t’i intimidosh të mos dalin nga shtëpia por mund t’i marrin mjete e identifikimit e t’i paguajnë.