Avokatët mbrojtës kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn si dhe kanë kërkuar masën “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.

Kjo është kërkesa e paraqitur prej tyre në seancën maratonë në GJKKO, ku aktualisht trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Veliaj kërkon kështu të hetohet i lirë dhe t’i rikthehet detyrës së kryebashkiak i Tiranës, ndërsa një masë e lehtë si ajo e “detyrim paraqitjes” është kërkuar edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila është nënë e një fëmije të vogël.