Kombëtarja do të sfidohen me Gjeorgjinë në “Air Albania”, takim që do të startojë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm, i cili është i vlefshëm për nations League dhe është takimi i dytë i kuqezinjve në grupin B1.

Pas triumfit me Ukrainën, “djemtë” e Sylvinhos janë më të motivuar se kurrë për të “korrur” një tjetër rezultat pozitiv. Në “Air Albania” të mbushur, pritet spektakël dhe emocione të forta.

Sylvinho ka vendosur edhe për 11 luftëtarët e kësaj përballjeje. Braziliani më në fund i ka dhënë një fanellë titullari Arbër Hoxhës, teksa ka ulur në stol Qazim Laçin.