Fatmir Mediu ka dalë të presë në Rinas, të “shumëpriturin” Chris La Civita.
“Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri.
Bashkë me Berishën dhe opozitën për një ndryshim të madh”, shkruan Mediu, ndërsa ka postuar një video nga pritja e LaCivita.
Por në video shihet një gjest i pazakontë i LaCivita.
Fillimisht ai i zgjat dorën Mediut, por papritur e tërheq atë, si për ta fshirë, për t’ia zgjatur sërisht Mediu.