“Vajzën time e vrau dashuria që kishte për dhëndrin”. Kështu shprehet për Top Channel babai i Alma Arrazit.
Me shenjat e dukshme të vigoneve në krahë, ai la shtratin e spitalit në Itali pas ngjarjes së kobshme, ku vajza me 3 fëmijët i dha fund jetës duke u hedhur nga ura në lumin Buna.
Ai tregon për gazetaren Dorjana Bezat se Alma kishte 10 vite martesë me Erdgysin.
Ata ishin njohur me dashuri dhe kishin lidhur jetën bashkë.
Ata qëndruan emigrantë në Gjermani ku kërkuan azil dhe qëndruan disa vite, ku lindën dhe dy vajzat që sot ishin 8 dhe 9 vjeç.
Kur erdhën në Shqipëri, qetësia në çift u prish.
Erdgysi dilte me vajza të tjera dhe kjo e mërziste Almën.
Zënkat bëheshin gjithmonë e më të shpeshta. Alma ikte nga shtëpia vite tek vëllai ose tek motra në Tiranë.
Ai vinte e merrte dhe historia përsëritej.
Këtë janar ajo iku në Itali tek halla ku gjeti dhe punë. Ai i tha kthehu.
Iu betua mbi varrin e të atit se nuk do ta tradhtonte më por nuk e mbajti fjalën dhe ndodhi tragjedia.