Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për administratën që ka zgjedhur dhe nuk mund të mjaftohet duke thënë se përgjegjësia është individuale.
Sipas tij, nëse Ahmetaj nuk kthehet në Shqipëri të përballet me drejtësinë, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
“Rama duhet të mbajë përgjegjësi për administratën që ka zgjedhur, kjo duket tashmë si organizatë kriminale që i është sulur pasurisë publike. Rama s’mund të thotë më që përgjegjësia është individuale. Përgjegjësia politike është shumë më e madhe për atë që është drejtuesi.
Nëse Arben Ahmetaj nuk gjendet dhe vazhdon të jetë në arrati, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Është një skandal shumë më i madh se ajo që ka ndodhur. Unë shpresoj që Ahmetaj të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin që meriton, në të kundërt përgjegjësia është e Edi Ramës”, tha Shabani.