Armando Broja u huazua nga Chelsea te Everton në limitet e merkatos, teksa akoma nuk ka debutuar për shkak dëmtimi. Pavarësisht kësaj, tifozët e Everton e shohin si golashënuesin e tyre në të ardhmen.
Admirimin ndaj Brojës e kanë shfaqur në takimin e fundit, të shtunën kundër Kristal Palas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ndodhej në tribunë, ndërsa disa tifozë përfituan për të shkrepur foto me të.
Një ditë e mrekullueshme për Everton ajo e 28 shtatorit ku fituan 2 me 1. Klubi po kalon një periudhë të vështirë ku objektivi kryesor shihet mbijetesa.
Kujtojmë se tek Everton mundësia që ta blejnë përfundimisht kartonin e Brojës. Kjo mbetet për t’u vulosur kur sulmuesi shqiptar të tregojë veten në fushë.