Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes të cilëve ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.
Me vendim të GJKKO janë caktuar 7 masa arresti me burg dhe 3 arrest në shtëpi
Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi raportoi se nms të arrestuarve është edhe ish-drejtori i urbanistikës pranë bashkisë Durrës, Adhurim Qehajaj, ish-drejtuesi i Kadastrës, një juriste e bashkisë dhe një sekretare e KB, të gjithë ish-zyrtarë që kanë prekur dosjen e pallatit të Fiqiri Farrukut në vitin 2011. Përveç Dakos, të përfshirët e tjerë janë zhdukur prej 3 ditësh.
Të arrestuar me urdhër të SPAK janë:
Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës
Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit
Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.
Rozi Kovaçi
Lira Kërtusha, ish-juriste e Urbanistikës
Nandi Tocilla.