“E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen. Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë.

Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionin, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht.

Shqipëria nuk është hera e parë që merr të tilla oferta, por nuk kanë qenë të përshtatshme. Njëkohësisht është ndryshe kur bëhet fjalë për vendin fqinj. Kur thuhet Italia është Shqipëria, dhe kur thuhet Shqipëria është Italia”.