Nga Vjosa Limani-
Teksa ishim mësuar që një ditë para zgjedhjeve të shihnim radha të gjata me makina dhe autobuzë të mbushur me emigrant që I drejtoheshin vendlindjes për të ushtruar të vetmen të drejtë që u ka mbetur në atdhe , votën! Sot teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e procesit të votimit , situate është krejt ndryshe. Në pikën e kalimit kufitare të Kakavijës ishte një ditë e qetë . Tek-tuk shikoje ndonjë makine të vogël me targa greke që futej në këtë pikë kalimi. Të pakët ishin ata që kishin marrë rrugën për në atdhe e për të ushtruar më pas të drejtën e votës!
Ajo c’ka i sillte në atdhe , në të shumtë n e rasteve, ishin familjarët ose ndonjë sebep familjar, si ndonjë dasëm , psh…
Kemi ardhur se jemi të ftuar si krushq na thotë dikush, teksa kryente procedurat në doganë .
Po po, do të votojmë , thotë dikush tjetër!
Por teksa I pyesim në se i njohin kandidatët që garojnë në këto zgjedhje?!
Përgjigjja është jo!- Kemi 20 vjet, thotë , që kemi ikur! Nuk I njohim
Por ka edhe nga ata që kanë ardhur të votojnë për të afërmit e tyre, të cilët janë kandidatë në këto zgjedhje, me shpresen se në rast fitoreje do t’i ndihmojnë pë r të mbaruar ndonjë punë , nesër.
Kjo situatë e qetë në kë të pikë kalimi kufitar, bën cudi edhe për vetë punonjësit , pasi na thonë se kanë marë masa me shtim personeli, duke menduar se do të kishte fluks të shtuar në hyrje! Por jo ! Situata është krejt ndyshe!
Mesa duket politikanë t nuk kanë zhgë njyer vetë m qytetarë t që jetojnë në vend, të cilë t së fundmi , edhe ata po marin rrugë t e emigrimit, por edhe ata që kanë dekada në emigrin. Politikanë t nuk i joshin dot më vetë m me biletë n falas pë r të ardhur në atdhe, apo me ndonjë 50 eurosh për lek xhepi për rrugën.
Por edhe premtimi i pambajtur që politikanët bejnë pas cdo pë rfundimi të procesit zgjedhor, se në zgjedhjet e ardhshme do të bëjnë të mundur votimin e emigrantë ve në vendet ku jetojnë , është një tjetër zhgënjm për ta.
E sigurt është që pjesmarrja në zgjedhje do të jetë e ulët