Kreu i Qeverisë, Edi ka njoftuar ditën e sotme krijimin e një ministrie të re që do drejtohet nga Blendi Gonxhja. Para ketij vendimi, Blendi Gonxhja ka mbajtur postin e drejtorit te Pergjithshem te Sherbimeve te Transportit Rrugor.

Ministria e re do të këtë në përbërje degën e Ekonomisë, që aktualisht është në varësi të ministrisë së Financave dhe që drejtohet nga Ervin Mete. Me kete levizje, Ervin Metes do t’i mbetet vetem ministria e Financave.

Po ashtu në këtë ministri të re, do të shkrihet dhe Kultura, ç’ka nënkupton largimin e Elva Margaritit në ministria që drejton aktualisht.

Ndërkohë që risia do të jetë dhe Inovacioni, pjesë e minsitrisë së re. Ministria e Inovacionit ka ekzistuar qe ne vitin 2013-2017, dhe kete post e ka patur Milena Harito.

Kjo ministri kishte ne varesi dhe Administrataten Publike, por gjate mandatit te dyte kjo ministri u vendos te ristrukturohej dhe te hiqej.

Administrata Publike mbeti ne varesi te DAP, nderkohe qe Inovaconi kaloi si drejtori ne varesi te Ministrise se Infrastruktures dhe Energjitikes.