Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen San Basilio të Romës.

Një police është ekzekutuar në hyrje të një pallati  dhe më pas  autori është larguar në drejtim të paditur sipas mediave italiane.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarje e nuk dihet nëse punonjësja e policisë ishte në ushtrimin e detyrës këtë paradite.

Dëshmitarët kanë treguar se kishin parë një makinë nga ku ka dalë një person dhe ka qëlluar me tre plumba gruan police.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.