Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, teksa 4 persona janë arrestuar.

Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi. Dy të arrestuarit janë babë e bir, teksa janë shoqëruar edhe dy të tjerë, të afërm si bashkëpunëtorë.

Bëhet me dije gjithashtu se të arrestuarit janë nga fshati Dragoç, i njëjti fshat me viktimën Ramazan Mataj. Njëri prej të arrestuarve është identifikuar si Rrustem Hasaj (babai) dhe tjetri si Arjon Hasaj (biri).

Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit në Shkodër, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.

Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.