Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka shpërnddarë në rrjete sociale pamjet nga një debat në një televizion rusë, ku një ekspert rus këshillon Kremlinin t’i japë fund luftës.
“Koha është tani në anën e Ukrainës dhe Rusia duhet t’i japë fund këtij konflikti sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë eksperti rus.
Ai shtoi se të ndihmuar nga Perëndimi në furnizimin me armë, ukrainasit ndodhen në një moment shumë të mirë në aftsitë luftuese.
“Më duket se me çdo furnizim, me çdo transferim të armatimit perëndimor, forcat e armatosura të Ukrainës po fitojnë më shumë aftësi sulmuese, operacionale dhe luftarake…”, citohet të ketë thënë ai.
Deklarata e tij vjen në ditën kur Inteligjenca e NATO-s vlerëson se për çdo ushtar ukrainas të vrarë duke mbrojtur Bakhmutin, forcat ruse kanë humbur të paktën pesë.
Ndërkohë Instituti për Studimin e Luftës tha gjithashtu se përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Bakhmutin kishin përkeqësuar ndjeshëm kapacitetin e saj për ofensiva shtesë.