Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e enjte.
Sipas burimeve, ai ka qëndruar aty për gati 4 orë. Mësohet se Dako akuzohet për një legalizim fiktiv, pasi ka ligjëruar katet e një pallati që nuk ekzistonte.
Dako është prej ish-zyrtarëve të lartë të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Ka informacion të besueshëm se zoti Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit”.