Një aksident i rëndë është shënuar në Itali në Castiglione del Lago, ku ka humbur jetën një 17-vjeçar shqiptar.

Bëhet me dije se shqiptari ka qenë duke lëvizur me një skuter së bashku me një mik, kur janë përplasur nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi.

Menjëherë pas aksidentit të rinjtë u dërguar në spital, ku 17-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spital ndërsa miku i tij ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mediave italiane, prokurori Massimo Casucci, ka urdhëruar tashmë të gjitha analizat klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar.