E marta ditë vendimtare për Berishën, GJL shqyrton rekursin për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie

E marta ditë vendimtare për Berishën, GJL shqyrton rekursin për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie

E marta e 9 prillit është nje ditë vendimtare për Sali Berishën, pasi Gjykata e Lartë do të shqyrtoje rekursin e tij përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se Berisha nuk i ka fituar betejat e deritanishme me drejtësinë, pasi çdo kërkesë e tij është rrezuar nga Gjykata e Posaçme apo Apelit të Posaçëm. Në mënyrë të persëritur avokai i tij Genci Gjokutaj këmbëngul se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fe marta dite vendimtare per berishen gjl shqyrton rekursin per heqjen e mases se sigurise arrest shtepie%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

(Balkanweb)

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ads