Lista e Kombëtares e publikuar sot nga trajneri Sylvinho ka nxitur polemika në vend. Ka nga ata që e kanë përgëzuar për zgjedhjet e bëra, ndërsa të tjerë që janë skeptikë për futbollistët që mungojnë. Një ndër ta është Xhuliano Skuka.

Sulmuesi dibran u ftua nga Edy Reja për miqësoret me kuqezinjtë, ku edhe arriti të shënojë. Megjithatë transferimi në Francë duket se i ka prishur punë shtatlartit.

Në listën e radhës të publikuar nga trajneri Sylvinho, mungon pikërisht emri i Skukës. Një sulmues “race” që mund t’i përshtatejt skemës 4-2-3-1.

Mirëpo këtë herë ai e ka parë të udhës mos ta ftojë. Gjatë periudhës që ishte te Partizani, Skukën e krahasuan për nga fiziku me Armando Brojën, si dhe potencën e treguar në fazën ofensive.

Me mungesën e sulmuesit të Chelsea-it për shkak dëmtimi, pritej një ftesë për Skukën.