Avokati Sokol Mëngjesi dyshohet është dhunuar nga 3 persona mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut.

Dhunimi i përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës, nuk ka të bëjë me këtë të fundit.

Akti i rëndë dyshohet se ka të bëjë për çështje pronësie. Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm.

Avokati Sokol Mëngjesi është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.