Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.
Ajo tha se i biri ishte shumë i qetë pasi kishte qëlluar për vdekje kunatën, ndërsa veten e vrau në oborrin e shtëpisë.
Mes dhimbjes ajo rrëfeu se nuk ka asnjë person të tretë të përfshirë në ngjarje pasi krimi në familje ndodhi brenda pak minutash.
“Nuk e di se ku e ka marrë armën. Ishte shumë i qetë pasi kishte vrarë Migenën. Landi e ka vrarë vetën në korridor.
Se di ku shkoi më pas pistoletën. Nuk e ka bërë askush tjetër, e bëri Landi. Nuk më shkonte kurrë mendja se Landi do të vriste Migenën”- tha ajo.
Më tej ajo shtoi se 43-vjeçari prej kohësh nuk merrte medikamente ndërsa tregoi dhe agjendën e të birit.
“Erjoni e donte shumë. Kishte kohë që nuk ishte vizituar. Refuzonte të merrte dhe medikamente.
Ai punonte prej kohësh që punonte në gomisteri. Ikte në mëngjes dhe vinte në 7, pastaj rrinte në shtëpi.
Të dielën dilte xhiro me biçikletë. Donte vetëm qetësi. Kishim dëshirë të bënim një shtëpi tamam. Erjonit i ka ardhur si bombë”- theksoi ajo.