Jugu i vendit e sidomos zona Sarandë-Delvinë vazhdon të mbetet në epiqendër të kronikës muajt e fundit pasi disa ngjarjeve të rënda kriminale në trekëndëshin Sarandë-Tiranë-Athinë. Policia greke së fundmi ka arritur të zbardhë vrasjen e një trafikanti belg kokaine, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj 2020 në Voula, Athinë. Bëhet fjalë për Kristof Waegeman, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë jashtë banesës së tij. Prej dy vitesh ai jetonte në Greqi me bashkëshorten e tij braziliane dhe fëmijën e mitur, duke përdorur edhe identitetin fals Giorgos Kristoforos.

Së fundmi për vrasjen e Wageman, policia greke, sipas gazetës “Kathimerini”, ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina. Ky i fundit rezulton i vrarë në 16 nëntor 2021 në një karburant në Nikaia të Athinës, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Sipas mediave greke dhe burimeve të tyre, shkak i vrasjes së belgut Waegeman, ishte përgjegjësia e tij për humbjen e një ngarkese kokaine, të sekuestruar nga autoritetet.