Kanë dalë dyshimet e para mbi situatën e shtrimit me urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë në QSUT-ë të bashkëpuntorit të prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani.

Teksa kanë kryer një seri analizash laboratorike, mjekët e spitalit të urgjencës qëndrore, kanë krijuar bindje të fortë se shëndeti i Nuredin Dumanit, është përkeqësuar për shkak të një intoksikacioni ushqimor.

Të paktën deri në mëngjesin e sotëm kjo ka qënë diagnoza bindëze që mjekët kanë dyshuar, për rastin e Nuredin Dumanit.
Megjithatë në orët e mesditës së sotme, mjekët do njihen me të gjitha analizat e kërkuara në laboratorin qëndror, për të krijuar një rezyme më të plotë rreth kësaj situate të krijuar dy ditë më parë.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se Nuredin Dumani ka konsumuar karkaleca të ndenjur, të cilat kishte disa ditë që i mbante në frigoriferin e qelisë së tij.

Ndaj kjo ka sjellë dhe përkeqësimin e shëndetin duke e çuar atë në gjëndjen e të fiktit dhe ndërprerë komunikimin me personat për rreth.

Dumani është përmendur vetëm pasi është ushtruar me shumë urgjencë në reanimacionin e kirurgjisë së Urgjencës Qëndrore në QSUT.

Ku pas kryerjes së analizave, mesditën e djeshme ai është larguar nga spitali, duke u çuar sërisht në qelinë e tij që ndodhet në paraburgimin Nr.313 në Tiranë.

Pritet që shumë shpejt, Nuredin Dumani dhe persona e tjerë të dalin para gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër disa të pandehurve të akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal.