Familjarët e 46-vjeçarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi po zhvillojnë kërkime private për gjetjen e tyre duke qenë se nuk kanë asnjë të dhënë nga autoritetet.
Nga ana tjetër, Policia e Sarandës vazhdon kqyrjen e kamerave filmike dhe po shqyrton të gjitha pamjet e siguruara nga zona të ndryshme të qytetit ku kanë lëvizur dy të zhdukurit pa gjurmë.
Gjithashtu po merren në pyetje edhe të afërmit e tyre për të mbledhur më shumë informacione lidhur me lëvizjet që mund tq kenë bërë së fundmi Thodhori dhe Sulovari. Celularët e tyre rezultojnë se janë të fikur.