Marsel Rabeli djali i i Pjetër Rabelit nga Mirdita dhe dhëndri i tij Kreshnik Shyti nga Kukësi janë bërë heronjtë e qytetit të Larisës pasi me varkën e tyre për më shumë se dy ditë e gjysëm kanë transportuar nga njëra pjesë e qytetit që po përmbytej në anën tjetër më shumë se 800 banorë që ndodheshin në rrezik në shtëpitë e tyre.
Në një komunikim telefonik për Top Channel, Marseli që ka 22 vjet në Greqi prej moshës 7 vjeç, ka treguar se duke pasur eksperiencë nga shërbimi ushtarak në përdorimin e gomones ka bërë të mundur bashkë më Kreshnikun të ndihmonin bashkëqytetarët e tyre.
Në ditën e 6 të të përmbytjeve që shkaktoi stuhia Daniel në Greqinë qëndrore numri i viktimave ka shkuar në 15.