Avokati Spartak Ngjela është shprehur se socialistët kanë investuar shumë në bashkitë e mëdha. Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se ditët e fundit të fushatës kreu i qeverisë do të bëjë premtime të mëdha për Shkodrën e për Durrësin, si qyteti i dytë në Shqipëri.

Ndër të tjera Ngjela nënvizoi se partia që do të marrë Durrësin do të ketë avantazh të madh.

“Socialistët kanë investuar shumë te bashkitë e mëdha. U habita kur shkova në Tepelenë, kishte marrë shumë ndriçim nga investimi që është bërë. Durrësi ka qenë gjithmonë qyteti i dytë në Shqipëri. Problemi qëndron se Rama e di mirë këtë.

Marrja e Durrësit nga njëra nga partitë i jep avantazh të madh. Ditën e fundit te fushatës, Rama do të bëjë premtime për Durrësin e Shkodrën. Shkodra ka tifozë pasionant, nuk e lë kollaj skuadre”- tha Ngjela.

Sipas tij nëse Rama merr Durrësin e Shkodrën do të ketë përparësi të madhe në zgjedhjet e vitit 2025.

“Nëse Rama i merr Durrësin e Shkodrën do të ketë përparësi të madhe në politikë sepse do të fillojë investimet për zgjedhjet politike. Nëse humbja e PD-së është drastike, krijohen risi të reja për të djathtën”- përfundoi ai.