Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka deklaruar se nuk është në dijeni që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të ketë përfituar statusin e azilantit në Itali.

Dumani tha për gazetarët Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian.

Dumani u shpreh optimist për ekstradimin e Llallës.

“Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla.

Nuk jam vënë në dijeni nga homologët për marrjen e statusit të azilantit nga ana e Adriatik Llallës. Llalla vijon të qëndrojë në Itali dhe procesi vijon për ekstradim. Kam besimin e plotë se ekstradimi i Llallës do të miratohet dhe ish-kryeprokurori do transferohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit të marrë nga drejtësia Shqiptare”, tha Dumani.