Për gjithë sa trajtohen në tekstin e mëposhtëm kanë dijeni Komisioni parlamentar i Medias , Kryetarja se Kuvendit , Kryeministri e Presidenti i Republikës, të cilët edhe pse kane kaluar disa muaj kanë heshtur…

Plaga në institucionin më të madh mediatik në vend, RTSH (që propagandikisht etiketohet si “pronë e publikut”, kur i tillë nuk ka qenë kurrë gjatë këtyre tre dekadave), është majisur  aq shumë sa ka ndezur betejë të ashpër midis kupolës së lartë drejtuese të tij. Konkretisht midis Leka Bungos, titullar i Këshillit Drejtues të RTSH, dhe Enkel Jolit, drejtorit të Përgjithshëm, i njohur si edhe paraardhësi i tij Thoma Gëllçi, si zar i Edi Rama.

Por ajo që e ka bërë Leka Bungon të shfryjë marazin nuk është afria më e spikatur e Jotit me Kryeministrin, në raport me të, por paaftësia legjendare e Enkel Jotit për të administruar punët në institucion. Përqëndrimi i gjithçka në një dorë dhe anashkalimi i strukturave kompetente, sjellja antiligjore etj. mysybete që do ti trajtojmë në vijimësi të publikimeve,  duket se ka përbër shqetësimin legjitim të Z. Bungo i cili gjithsa e ka hedhur si tekst për publikun e gjerë.

” Problemet e trajtuara ne këtë shkrim nuk bëhen publike për here te parë . Shume prej tyre janë ngritur ne Këshillin Drejtues te Radio Televizionit Shqiptar dhe ne Shtypin e përditshëm. Për disa syresh, që sipas gjykimit tim konsiderohen serioze , i jam drejtuar Komisionit të Medias pranë Kuvendit të Shqiperise , Kryetares se Kuvendit , Kryeministrit , Presidentit te Republikës por edhe pse kane kaluar disa muaj si pergjigje kam marre “ heshtjen “.  Kjo eshte arsyeja qe sot i jam drejtuar edhe lexuesit , edhe Kontrollit te Larte te Shtetit…, komunikon z. Bungo tekstin që përveç mish-mashit që e zotëron RTSH-në, mëson se metoda e punës së “tabularasit” Joti në menaxhimin e medias, është e njejtë me atë të Kryeministrit që i mbyllur në kullën e rilindjes, kaosin soc-ekonomik e sheh si sukses qeverisjeje. Mirëpo çfarë konkretisht ka denoncuar Leka Bungo, kryetari i Këshillit Drejtues, në tekstin që, përveç publikut, e medias, ia ka adresuar edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit?  Kujtojmë se ka kaluar tash një vit prej katapultimit të Enkel Jotit, nga drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me motivacionin e sistemimit të katrahurës që lanë pas Martin Leka e Thoma Gëllçi, i burgosur , mirë nga sa duket situata është bërë më “lesh e li”. Si paraqitet situata dhe pse ka ndodhur?  (Vijon)

/Koha Juaj.com është një media e re që gazetarinë e konsideron mision, jo përfitim. Na ndiqni, nuk do zhgënjeheni/