Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar të tjera detaje në lidhje me 24-vjeçarin që u kap në Tiranë për trafikim droge.
Kanabisi që është kapur këtë të mërkurë nga Antidroga e kryeqytetit ishte dërguar nga New York me postë.
Policia e ka emrin e dërguesit, por pritet të verifikohet në bashkëpunim me palën amerikane. 3.6 kilogramët e drogës kishin vlerë në treg 50 mijë Euro, një shifër e lartë për kanabisin për shkak të cilësisë së saj me vlera të mëdha THC-je.
Dyshohet se i riu kishte marrë dhe herë të tjera kanabis nga jashtë vendit përmes postës. Porosia ishte bërë për dekore artistike për shtëpi, por që në brendësi kishte lëndën narkotike.
Ky është rasti i tetë gjatë dy viteve të fundit që Antidroga ka goditur rastet e kanabisit përmes postës, nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Tajlandë.
Sa i përket të arrestuarit, F. Veizaj ka qenë i arrestuar për drogë në 2022.