Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përgënjeshtruar deklaratën e SPAK-ut, e cila më herët kishte thënë se gjendja gjyqësore e kryebashkiakut Erion Veliaj si “i dënuar” kishte ardhur nga certifikata e dërguar prej Drejtorisë së Burgjeve.
Në një reagim për mediat, Drejtoria e Burgjeve thotë se Veliaj rezulton i padënuar në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore. Në reagim thuhet se Drejtoria e Burgjeve i kanë kthyer përgjigjet SPAK-ut më parë se Veliaj është i padënuar, teksa mbetet e dyshimtë pse prokurori Ols Dado në akuzë shkruan se i pandehuri është i dënuar më parë.
“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.