Mario Draghi është rikthyer pas një mungese të gjatë nga skena publike, duke folur për të ardhmen e luftës në Ukrainë dhe unitetin e Europës.
“Rusia duhet të mposhtet ose do të jetë fundi i Europës. Një triumf për Putinin ose një “ekuilibër i paqëndrueshëm” në luftën në Ukrainë do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për Bashkimin Europian,” theksoi Draghi në fjalimin e tij të parë publik që nga tetori i kaluar.
Siç theksoi ish-kryeministri italian në fjalimin e tij në Kembrixh, Massachusetts, lufta në Ukrainë tregoi unitetin e BE-së në mbrojtjen e vlerave themelore dhe mbizotërimin nga shtetet anëtare të interesave të tyre kombëtare.
Ky unitet do të jetë vendimtar në të ardhmen, veçanërisht në drejtim të “formësimit të Bashkimit për të përfshirë Ukrainën, vendet e Ballkanit dhe ato të Europës Lindore” dhe organizimin e një sistemi europian të mbrojtjes që do të jetë plotësues i NATO-s.
Sipas Draghit, pasojat gjeopolitike të një konflikti të zgjatur në Europën Lindore janë të një rëndësie të madhe dhe kërkojnë përgatitje adekuate. Para së gjithash, BE-ja duhet të jetë e gatshme të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse.
Së dyti, Ukraina duhet të jetë pjesë e NATO-s. Së treti, ne duhet të përgatitemi për ndryshimin e ekonomisë globale”, tha ai.