Gazeta TemA ka siguruar dosjen hetimore të SPAK-ut për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u arrestua mesditën e djeshme. Pjesa e parë e dosjes së SPAK ndaj Ilir Metës, përbën një qepje thuajse me tegel të të gjithë panoramës së marrëdhënies mes Ilir Metës dhe Kastriot Ismailaj. Por je vetëm, pasi ka edhe të tjerë. Ilir Meta, i cili në vitin 2009 hyri në koalicion me Sali Berishën, duket se kërkonte të hynte në aferën e privatizimit të OSSH-së tek kompania çeke CEZ.
Meta, kërkoi që Kastriot Ismailaj me kompaninë DIA të menaxhojë borxhin e CEZ, së bashku edhe me dy operatorë të tjerë. Në dosje ka një histori të të gjithë lidhjes së tyre, por shpjegohet edhe pse u prishën. Sipas dosjes, Meta ka marrë disa herë para nga Ismailaj, por kërkonte më shumë, e në fund, kur Ismailaj ka thënë “s’kam, ju prish kontrata me qeverinë.
Pjesë nga dosja e SPAK
Ministrise që drejtonte Ilir Meta duke marrë pjesë në këtë mënyre dhe në mbledhje ku trajtohen shitje të energjisë pa pasur tager. Mandej personi në hetim Ilir Meta, ka komunikim në celular edhe me bashkëshorten e Ismailaj, dhe kjo e dhënë vjen në harmoni edhe me deklaratën e MASA bërë në media nga shtetësja Vojsava Ismailaj.
Shtetasi cek Tomas Pleskash, ka deklaruar ndër të tjera se i njeh shtetasit shqiptarë Kastriot Ismailaj, Qazim Tepshi dhe Ilir Meta, se ishte takuar disa here me shtetasit Kastriot Ismailaj dhe Ilir Meta, por se nuk e mbante mend nëse takimet janë realizuar në Vienë apo në Pragë. i pyetur mbi qëllimet e takimit, ka deklaruar se në kuader të veprimtarisë së CEZ në Shqipëri, kur grupi mori pjesën më të madhe të aksioneve të distributorit të shpërndarjes, për shumë nga problemet që CEZ hasi, kanë patur negociata intensive me përfaqësues të shtetit shqiptar, nga Kryeministri i RSH, përmes Ministrit të Energjisë e deri te rregullatori i energjisë. Persona të ndryshëm janë zëvendësuar nga Ministri i Energjisë dhe Zyra e Rregullatorit.
Një prej tyre ishte edhe zoti Ilir Meta. Ka deklaruar se Kastriot Ismailaj, ishte njëri nga përfaqësuesit e shoqërisë DIA e cila ka ndihmuar CEZ Shpërndarja për të mbledhur borxhet e vonuara. Me Kastriot Ismailaj është takuar vetëm i shoqëruar:
Në kuadër të hetimit, është bërë këqyrja dhe marrja e akteve nga fashikulli i procedimit penal Nr. 978 i vitit 2008 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i administruar në kuadër të procedimit penal Nr.6381 të vitit 2014 të kësaj Prokurorie. Ndër të tjera është administruar kopja e procesverbalit të transkriptimit të bisedave telefonike e datës 28 Qershor 2009, ku ndër të tjera rezulton se në datën 22 Gershor 2009 ora 17:27:21, nga numri i telefonit 0682031701 në përdorim në atë kohë nga personi nën hetim Ilir Metaj, është dërguar një sms drejt numrit 068 20 09. 693 në atë kohë në përdorim nga Kastriot Ismailaj me përmbajtje “Nesër në darkë duhet të takohemi patietër. Më duhen 200 mijë patietër. Mos harro”.
Të dhëna në dreitim të përfitimit të parregullt. Nga hetimi i deritanishëm janë grumbulluar të dhëna dhe prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Ilir Meta (Metaj) ka kërkuar dhe ka marrë përfitim të parregullt nga shtetasi (i gjykuari). Kastriot Ismailaj në shkëmbim të ndihmës së dhënë për përfitimin e kontratës që kompania e t e giykuarit Ismailaj “DIA” të lidhte shoqërinë “CEZ”.
Të dhëna të rëndësishme përftohen nga procesverbali i datës 23.09.2021, “Procesverbal i trankriptimit të bisedave, registruar me video dhe audio që ndodhen në USB”, të dy USB-ve në të cilën ndodhen registrimet që ka realizuar gazetari Artan Hoxha me shtetasin Elvis Mataj. Rregistrimet janë audio dhe video dhe pjesëmarrësit në bisedë janë Elvis Mataj dhe Artan Hoxha si dhe kameramani që i registron. Nga pamjet dhe përmbaitia e bisedave audio, duket qartë se biseda është e lirë dhe asnjë prej biseduesve nuk është nën presion apo i kanosur. Këto dy USB janë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.
Ne këtë registrim, shtetasi Elvis Mataj dëshmon për një sërë rrethanash lidhur me çështjen CEZ-DIA, shtetasin Kastriot Ismailai, njohjet e tij me shtetasin llir Meta dhe marrëdhënien me të. Lidhiet me shtetasin Petrit Ahmeti eti. Në mënyrë të përmbledhur ky bashkëbisedim i registruar paraqet interes per hetimin si mëposhte:
-Shtetasi Elvis Mataj, jep të dhëna mbi rrethanat mbi çështjen CEZ-DIA, para gazetarit citon dhe dëshminë e Josef Hejsek dhënë para Arbritrazhit në Vjenë, sipas të cilës . kontraktimi i DIA-s erdhi pas një diskutimi me përfaqësuesin e METE-s ku qeveria shqiptare propozoi për të instruktuar një person që kishte njohuri të mira biznesi në Shqipëri, në vijim te diskutimeve, Qazim Tepshi, pas diskutimeve me eprorin e tij ministrin Ilir Meta, rekomandoi shtetasin Kastriot Ismailaj si mbledhës borxhi (faqe 7 e vijim te Procesverbali datë 23 Shtator 2021);
– Ne vijim te registrimit, shtetasi Elvis Mataj deklaron mbi mënyrën sesi operonte shtetasi Kastriot Ismailaj në kuadër të sigurimit të lidhjeve apo lehtësirave mbi mbledhjen e borxheve nga DIA. Në registrim Elvis Mataj shpjegon mbi kujdesin që tregonte Kastriot Ismailaj në këtë drejtim, duke pohuar se ka dijeni mbi premtimet për shuma parash që Kastriot Ismailaj i kishte bërë disa personave (Sipas asaj qe Elvis Mataj deklaron ne registrim, ndër personat që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar para ishin Ilir Metaj….. elj).
– Ndër të tjera, Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë Euro, me të cilën do të sigurohej ulja e cmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH. Në vijim të dëshmisë, Elvis Mataj deklaron para gazetarit se Kastriot Ismailaj i premtoi Petrit Ahmetit dhe do ti paguante 15 milione lekë, shumë e cila iu pagua pjesërisht (faqe 9 e vijim të PV . date 23 Shtator 2021);
– Një e dhenë e rëndësishme që deshmon shtetasi Elvis Mataj para gazetarit Artan Hoxha është takimi që shtetasi Ilir Metaj ka bërë me CEZ-in gjatë nje vizite që ka zhvilluar në Çeki. Kështu, Elvis Mataj pohon para gazetarit se Ilir Meta, gjatë vizitës së punës që ka patur në Çeki, është takuar edhe me përfaqësues të CEZ. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Josef Hejsek, Kastriot Ismailaj dhe numri dy i CEZ-it Pragë. Shtetasi Elvis Mataj deklaron para gazetarit Artan Hoxha se, në këtë takim Ilir Metaj e ka prezantuar Kastriot Ismailajn si “mikun e tij”, duke i siguruar kështu mbështetjen para CEZ-it për të marrë kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ (faqe 10 e vijim te Pv. date 23 Shtator 2021);
– Ne vijim të rregistrimit, Elvis Mataj deklaron para gazetarit Artan Hoxha se për mbështetjen e siguruar prej shtetasit Ilir Metaj, Kastriot Ismailaj i kishte premtuar atij 1.5 milionë Euro. Kastriot Ismailaj, i kishte premtuar edhe mbështetje për zgjedhjet e vitit 2011. Lidhur me mbështetjen për zgjedhjet politike të vitit 2011, Elvis Mataj shprehet se edhe pse Kastriot Ismailaj i kishte premtuar shtetasit Ilir Meta shumën si më sipër, nuk po e mbante fialën dhe po i fshihej shtetasit Ilir Meta dhe mund ti ketë dhënë ndonjë “lek të vogël”. Ky deklarim perputhet dhe me të dhënat e përfituara nga intervista e shtetases Vojsava Ismailaj, se Ilir Metaj i kërkonte shuma parash Kastriotit.
– Në vijim të registrimit, Elvis Mataj shprehet se lidhur me mbështetjen për fushatën politike që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metës, Kastrioti ka kryer pagesat 116 milionë e 800 kundrejt shoqërisë “BTT” SHPK (Agron Celës ) dhe pagesën prej 29 milionë e pesëqind shoqërisë “NEREIDA” SHPK (Arian Laçi). Sipas Elvis Matajt, këto pagesa ishin për mbeshtetjen që Kastriot Ismailaj i kishte premtuar Ilir Metes.
– Sipas Elvis Mataj, duke qenë se Ilir Meta nuk ka marrë aq para sa ka kërkuar prej shtetasit Kastriot Ismailaj për zgjedhjet e vitit 2011, ka ndikuar apo kërkuar me pas që Kastriot Ismailajt ti shkëputeshin lidhjet dhe mbështetja nga qeveria. Këtë deklarim Elvisi e mbeshtet në dëshminë e Josef Hejsek i cili në Arbitrazh, sipas Elvisit, ka deklaruar se “Diku pas maj- qershorit 2011, Z.Ismailaj u duk se kishte humbur gjithë mbështetjen e strukturave të qeverisë shqiptare. Eshtë e panjohur për mua nga ka ardhur ky suport, nuk e di pse. Megjithate une e di këtë sepse shumë ankesa kanë ardhur tek mua nga METE”.
Të dhëna të rënndësishme përftohen edhe nga procesverbali i datës 04 Prill 2018 “Për keqyrjen dhe dokumentimin, në rregistrimet audio dhe video, të intervistës së dhënë nga Vojsava Ismailaj gazetarit Fatos Mahmutaj”, ku shtetasja Vosjava Ismailaj ndër të tjera ka dëshmuar se:
* Për t’ju rikthyer historise se CEZ-it,po sjell vetëm një shembull ka qene pikërisht Ilir Meta, qe pasi kishte realizuar uljen e cmimit te energjise, i kerkonte Kastriotit qe t’u kërkonte cekëve ta shpërblenin atë.
Mjaft të shohësh SMS që Meta i ka dërguar në vitet 2010 ,2011 dhe kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qenë gjithashtu shpesh nën presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale.
Mund të thuhet që në kohën që u prish kontrata e CEZ me DIA, Kastrioti ka qenë shumë i shqetësuar se llir Meta i kërkonte nje shumë të madhe eurosh.
Të dhëna të rëndësishme ne drejtim te kerkimit dhe marrjes se perftimit te parregullt nga personi nen hetim Ilir Metaj prej shtetasit Kastriot Ismailaj, perftohen edhe nga deklarimet e dhena nga gazetari qê ka intervistuar shetasen Vojsava Ismailaj, shtetasi Fatos Mahmutaj, i cili ka deklaruar ndermjet te jerave se: “Gjate zhvillimit te intervistes, kemi patur rreth 3 nderpjerje të registrimit per shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar lirMetën. Për shembull nje detaj qe nuk eshte në intervistën bruto te publikuar, ajo me ka thëne: “Ilir Meta kishte fushaten elektorale: Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kerkoi 300.000 (treqind mije) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpesine e tij dhe pangopesine erdhi dhe kerkoi prape para. Kastrioti nuk i dha. i tha qe nuk kam me para. Dhe kuotên time te partia e kam paguar. Ai kimbengulte duke bere presion. Tani qe Kastrioti eshte ne burg, ai vazhdon te kerkoje para me forma presioni”.
Te dhenat e rëndësishme përftohen edhe nga deklarimet e shtetasit Dritan Prifti, deklarimet e dhena ne datën 02.10.2015 para Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne funksion te procedimit penal 6381. Per shkak se ky shtetas ka nderruar jete, deklarimet e dhena më pare mund te perdoren sipas nenit 369 te Kodit te Procedures Penale. Me konkretisht ndermjet te tjerave ky shtetas ka deklaruar se: “… Per ceshtjen e borxhit CEZ nga nje kompani private e kishte degjuar në zyrat e LSI nga Ilir Meta rreth muajit Maj apo Qershor 2010, para se ai te largohej si Ministër i METE. Sipas tij Ilir Meta i kishte thëne që Kastriot Ismailaj kishte nje projekt për mbledhjen e borxhit të CEZ. … Ilir Meta i kishte thëne që Kastriot Ismailaj, kishte biseduar me perfaqësues te CEZ, dhe keta te fundit ishin dakort me kete por duhej firma e ministrit; . . . Ilir Meta i kishte thënë që Kastrioti dhe DIA kishin një partner amerikan me eksperiencë. Ai deklaron se i kishte thène qe do te fliste me CEZ,por Kastriot Ismailaj nuk ishte per punè serioze dhe ishte mashtrues, por Ilir Meta i ka thenë që ai të merrej me CEZ se me Kastriotin merej Iliri, duke i shtuar se ai ishte llafazan por me llirin ishte korrekt pasi kishte nje lidhje te forte familjare, duke iu shprehur se lliri e kontrollonte Kastriot Ismailaj … Per kete kontrate, Ilir Meta e kishte thirrur disa here ne zyren e tij ne Ministrine eJashtme dhe ne lokal, duke i kerkuar Dritan Priftit qe të bente nje leter per CEZ dhe ti rekomandonte DIA-n . . . . . . Dritan Prifti i kishte thënë Ilir Metes se shteti ka vetëm 24% dhe nuk mund ti imponohet shumices per sugjerime …. Ne muajin Korrik 2010 nẽ kohên që ishte Ministèr i METE, ne zyre i ka ardhur shtetasi Josef Hejsek, i cili i ka thënë se e kishte thirrur dy here Ilir Metën ne zyre dhe i ka kerkuar që te firmose dhe lidhe kontratën me Kastriot Ismailaj (DIA) per mbledhjen e borxheve te CEZ, duke i thene Josef Hejsekut se Kastrioti ishte person serioz dhe me mbështetjen e llir Metës ai do të arrinte te mblidhte borxhet e CEZ. ….. Josef Hejsek i ka kerkuar Dritan Priftit se cfare mendonte ai per kete, pasi per kontratën duhej miratimi i saj nga Keshilli Mbikqyres, dhe kompania mëmë dmth CEZ Praga, Dritan Prifti i ka thène Josef Hejsek, se po te ishte ai nuk kryente punè me Kastriot Ismailaj por ai mund te vendoste vete. Dritan Prifti ka mesuar se ishte firmosur kontrata dhe sipas tij ishte bere sekret dhe ai apo ministria qe ai drejtonte nuk kishte patur dijeni. Ai deklaroi se këtë gjë e ka mësuar shume kohe me pas ketij takimi, nè nje lokal i quajtur “International” pranë Presidences nga takimi me Josef Hejsek dhe nga ish shefi i Kabinetit Ilir Ciko pasi e kishte shkarkuar Ilir Meta si anëtar i Keshillit Mbikqyres. …. Ne nje darke familjare ne banesën e Ilir Metës, ku ai ishte i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Ilir Meta i ka kerkuar qe te vinte dhe ta takonte Kastriot Ismailaj, por Dritan Prifti nuk ka pranuar. …. Ilir Meta i ka thenë qe Kastriot Ismailaj kishte biznese tê forta dhe kishte lidhje të forta ne botë dhe në veçanti ne Zvicer, Serbi, Itali etj. Ai gjithashtu i ka thène se Kastriot Ismailaj kishte nje projekt me nje kompani italiane per mbledhjen e taksave te shtetit shqiptar dhe i ka kerkuar qe te nderhynte tek Sali Berisha që te bente disa ndryshime ne ligj. Dritan Prifi i ka kerkuar ta shikoje projektin dhe më pas do le diskutonte. Pas disa kohësh, në nje takim qe kishte patur me llirin, ky i fundit i kishte thene që e kishte biseduar me Genc Pollon dhe e kishte marre ai persiper kete pune. Me pas ka ndodhur dhe skandali i përgjimeve dhe Ilir Meta eshte hequr nga Minister i Jashtem, dhe nuk ishte realizuar kjo marreveshje apo kontrate. ….. Disa kohe me pas kishte mesuar se shoqeria që do te bënte kete marrëveshje ishte Asset shpk, dhe me ortake Kastriot Ismailaj, Arian Laçi dhe Petrit Ahmeti dhe kompania Italiane quhej ASSIST SRL, me president Oreste Salvagio me qender ne Torino Itali….Dritan Prifti ka deklaruar se nga gazetari investigativ Artan Hoxha, kishte mesuar se nê nje pergjim tê bërê me Elvis Mataj, Ilir Meta kishte qene mbeshtetesi kryesor i Kastriot Ismailaj për nenshkrimin e marreveshjes dhe kontratès midis CEZ dhe DIA, per kete Ilir Meta kishte shkuar dhe vete ne Pragè, si dhe ka nderhyre per uljen e cmimit të energjisë elektrike, tek ERE për të cilën dyshohet se janè dhënë 300 000 Euro per anëtarët e ERE, per të aprovuar uljen emimit. Gjithashtu, deklaron se ne pergjime ka rezultuar se perfitues të fondeve të DIA-s janë dhe shtetasil Arian Laçi dhe Agron Çela nepermjet shoqërisë B.T.T. Pas prishjes sé marrëveshjes së CEZ me DIA, Ilir Meta sipas Dritan Priftit e ka akuzuar se ishte miku i Kastriot Ismailaj, gje të cilen Dritan Prifti nuk e ka pranuar dhe sqaron se nuk ka asnje lidhje me këtë person me perjashtim, te njohjes dhe dy-tre takimeve ne vitin 1998-2000, nderkohe pas kësaj nuk e ka takuar asnjehere kete shtetas dhe as nuk e ka mbështetur marriveshjen CEZ-DIA”.
Nga deklarimet e shtetasit Romeo Kara, ka rezultuar se ne biseda me shtetasin Elvis Mataj, ky i fundit i ka thënë që Kastriot Ismailaj me cantën e Elvisit i ka derguar nje sasi te konsiderueshme parash ne shtepi Ilir Metes, gje e cila ne deklarimet e Elvis Mataj nuk eshte pranuar.
MASA Po keshtu ne deklarimet e dhena nga shtetasi Romeo Kara, ai shpjegon se Ilir Meta i ka kerkuar Kastriot Ismailaj që CEZ duhet ti jape si shperblim shumen 5 000 000 Euro, per nderhyrjen qe ka bere Ilir Meta tek ERE për te ulur cmimin e blerjes se energjise nga KESH.
Gjithashtu, rezulton se per kete nderhyrje ne nje interviste te dhene nga Vojsava Ismailaj gazetarit Fatos Mahmutaj ajo shprehet se kishte dijeni per kete kerkese qe i kishte bere llir Meta bashkeshortit te saj Kastriot Ismailaj ne nje darke ne banesen e Ilirit, ku sipas saj Kastrioti duhej te komunikonte me drejtues te CEZ -it per ti dhene kete shume.
Nga sa me siper, organi i akuzes ka arritur ne konkluzionin se ka dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova se personi nen hetim Ilir Metaj, duke kerkuar dhe marre prej shtetasit Kastriot Ismailaj shuma te konsiderueshme parash, nderkohe qe ka qene Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes, ministri e cila kishte si detyre funksionale, nje pjese te procedures se provatizimit te CEZ, mbikqyrjen e kontrates nepermjet caktimit te perfaqesuesve ne Keshillin Mbikqyres, si dhe mbikqyrjen e veprimtarise, duke kerkuar dhe pranuar shuma monetare nga shtetasi Kastriot Ismailaj i cili njekohesisht ishte dhe administrator i shoqerise DIA, e cila ka lidhur nje kontrate fitimprurese me CEZ pikerisht ne saj te influences dhe imponimit te Ministrit, personit nen hetim Ilir Metaj, ka konsumuar ne kete menyre elementet e figures se vepres penale te “Korrupsionit pasiv te funksionarëve te larte sheterore dhe te zgjedhurve vendore* e parashikuar nga neni 260 i K.Penal.
Marredheniet korruptive ne lidhie me shtetasin Adrian Shatku dhe Shoqerine “UNIFICommunicationINC”, shpenzimet familiaret e pajustifikuara, transaksionet monetare per te justifikuar burimin e shumave monetare te konsiderueshme pa origine te ligishme – korruptive, si dhe mosdeklarimi i te ardhurave dhe shpenzimeve.
Sikurse u sipercitua,ne kuader te procedimit penal Nr.122/2022 i Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar jane hetuar nje sere faktesh penale, dhe konkretisht burimet financiare te kontratave te lobimit dhe te konsulences te subjektit politik Levizja Socialiste per Integrim te kallezuara nga shtetasi Halit Valteri, burimet e financimit te tyre, financimi i sherbimeve mjekesore te marra nga anètaret e familjes se te kallézuarve Meta- Kryemadhi, fakte te kallézuara nga kallezuesi Idajet Beqiri.
Sipas kallezuesve, shpenzimet ne Jale janë financuar me te ardhura te siguruara nga burime jo te ligjshme, kryesisht te perfituara nga veprimtaria e”Korrupsionit”.
Këto pretendime sipas kallezuesve, janè te bazuara dhe nè faktin se shpenzimet ne fjale, nuk jane deklaruar ne deklaratat vjetore te pasurise, nga personat nen hetim.