Prokuroria e Posaçme ka hedhur një hap të rëndësishme sot për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Në 30 vite kanë ndodhur shumë krime politike dhe ata që kanë gisht sot janë ende në politikë pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë.
Sot në SPAK është paraqitur për të dëshmuar Aishe Haklaj, vajza e familjes Haklaj në Tropojë, familje të cilës ju vranë në 4 djemtë e saj: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.
Plaku i familjes Haklaj Muharrme Haklaj dhe vajza e tij Zylfie Haklaj, kanë bërë një padi në SPAK kundër Berishës se 14 personave të tjerë, duke i bërë përgjegjës për vrasjen e 4 djemve. Duke qenë se ata kanë marrë azil në Suedi dhe janë në mbrojtje, për të dëshmuar mbi këtë padi ka ardhur vajza tjetër Aishe Haklaj. Ajo ka ngjitur shkallët e SPAK në orën 08.00 të mëngjesit dhe ka dalë pak më parë nga zyra e SPAK.
Në foto: Aishe Haklaj pas daljes nga SPAK.